Vritet me shtatë plumba një 26 vjeçar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë sot në mëngjes me shtatë plumba. Nimet Ziberi u ekzekutua pranë një supermarketi, në provincën Rimini të Italisë.

Në momentin e të shtënave, Ziberi po fuste në makinën “Mercedes A-Class”, bashkë me bashkëshorten, produktet e blera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në parkingun e supermarketit, ndërsa vrasësi është larguar pa lënë gjurmë, transmetojnë mediat shqiptare.

Nga hetimet e para, del se ekzekutimi i Ziberit është kryer me një pistoletë të kalibrit 7.65 dhe plumbat e kanë zënë në kraharor.

Dëshmitarët thonë se, përveç ekzekutorit ndodheshin dhe dy persona që e prisnin atë në një makinë aty pranë.
Sipas policisë, mund të kemi të bëjmë një vrasje për larje hesapesh. Nimet Ziberi ishte banorë në Misano tw Riminit.

Lajme të ngjashme

Back to top button