Reformat e Pribes sfidojnë gjykatësit

Të gjitha zhvillimet e periudhës së fundit që e përfshinë shoqërinë dhe sistemin gjyqësor në përgjithësi, ndikuan në krijimin e Raportit të Pribes. Kështu tha të premten kryetari i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Jovo Vangellovski, i cili para gjykatësve të pranishëm që u mblodhën në shënimin e “Ditës së jurisprudencës”, theksoi se ky raport përmban kritika të hapura, sugjerimet e të cilit duhet të merren parasysh, respektivisht rekomandimet nga ai raport duhet të jenë udhërrëfyes në periudhën që pason.

“Para disa ditëve kur u zgjodha unë në këtë post, potencova se do të angazhohem që në raportin e ardhshëm këto vërejtje të mos jenë, gjegjësisht përmirësimin e gjendjes aktuale në sistemin gjyqësor. Mendoj se herët është të flasim për fajtorin i cili na e solli Raportin e Pribes, por ne duhet të përqendrohemi në ato pika prioritare të avancimit. Faji në këtë rast është çështje që mund të diskutohet në të ardhmen, atëherë kur do të kemi një situatë më të qetë, dhe kur t’i largojmë ato mungesa me të cilat ballafaqohemi”, deklaroi gjykatësi Vangellovski.

Përkundër faktit se ai në këtë post të lartë në hierarkinë e gjyqësorit është për një periudhë të shkurtër, megjithatë kjo nuk ka qenë shkas që mos të përfshihet punën e Prokurorisë Speciale Publike, e cila së fundmi ka kërkuar shkarkimin e tij nën dyshimin e anshmërisë së tij, gjegjësisht përmendjen e emrit të tij në njërën prej bombave të opozitës të publikuar gjatë vitit 2015, përmbajtjen e të cilës kjo prokurori një kohë të gjatë është duke e hetuar. “Përgjigje lidhur me kërkesën e PSP-së dhe ndodhive në Gjykatën Penale të Shkupit, do të jap në ndonjë rast tjetër”, tha shkurt kryetari i Gjykatës Supreme Vangellovski, njofton KOHA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button