Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi

Qytetarët serbë iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 07:00.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 11 kandidatë, ku më të favorizuarit janë kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiç, ultranacionalisti Vojislav Sheshelj dhe ish-kandidati për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç.

Në të gjithë vendin janë hapur 8 523 qendra votimi, nga të cilat 8 224 në bashki dhe qytete dhe 29 në institucionet penitenciare.

Të paktën 90 qendra votimit janë hapur edhe në Kosovë dhe 53 në 32 vende të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button