Nuri Seferi fitoi me nokaut ndaj boksierit hungarez Hubert, fitoren ia dedikoi Haradinajt (Video)

Nuri Seferi fitoi ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert në Burgdorf të Zvicrës. Kjo ishte fitore e pritshme, por shumë e rëndësishme për të ardhmen e boksierit shqiptar.

Në rundin e parë dhe të dytë Nuri Suferi e mbajti distancën dhe gjuajti mirë disa herë. I treti filloi me brohoritjet në përkrahje të boksierit shqiptar dhe kjo e motivoi atë për të bërë një tjetër rund të mirë. Në këtë rund Nuri Seferi dominoi në luftën nga afër, por kishte edhe këmbim goditjesh me dy boksierët, por më të shpeshta ishin ato të Seferit.

I katërti filloi me dy goditje të forta të Nuri Suferit ku edhe e nokautoi boksierin hungarez, i cili nuk arriti ta vazhdojë luftën. Kjo ishte fitorja e 46 në karrierë, por e një rëndësie të veçantë pasi ia hapi rrugën për të sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.

Vlen të theksohet se 42 fitore Nuri Seferi i ka me nokaut, por kjo ishte paksa më e lehtë për ‘Tysonin shqiptar’, i cili kishte përkrahjen e 3 mijë tifozëve të pranishëm. Vlen të theksohet se para këtij meçi luftoi edhe Sefer Seferi, i cili fitoi titullin WBF-Intercontinental, pas nokautoi boksierin brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos.

Fitoren ndaj boksierit hungarez Seferi ia dedikoi Ramush Haradinajt.

“Falënderoj Zotin për fitoren, këtë fitore ia dedikoj gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinajt”, ka thënë Seferi pas meçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button