fbpx

Vetëvendosje mbështet protestën kundër Ramadan Mujës

Lëvizja Vetëvendosje e Prizrenit plotësisht përkrah protestën e drejtë të qytetarëve të Prizrenit për shkarkimin e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, i cili para disa ditësh është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Me një vendim të tillë gjyqësor që rëndon mbi kryetarin dhe ekipin e tij, në rend të parë qytetarëve nuk do të mund të ofrohen shërbimet që presin prej ekzekutivit të saj. Duke filluar qysh sot asnjë partner i Komunës sonë nuk do të jetë i gatshëm as edhe të fotografohet me një kryetar të inkriminuar e lëre më të krijojë ndonjë bashkëpunim me të, për dobi të qytetit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deri në shkarkimin e plotë prej detyrave të Ramadan Mujës, Komuna e Prizrenit do të jetë jofunksionale. Rrjedhimisht, përkundër shumë problemeve urgjente që presin zgjidhje do të shtohen edhe ky, pasojat e të cilit do të jenë bllokimi i plotë i Komunës, deri në shkarkimin e tij”, thuhet më tej në kumtesë.

Vetëvendosje e Prizrenit , konsideron se brenga qytetare është plotësisht legjitime. Vendimi i gjykatës për shpallje si të fajshëm dhe mos ushtrim të detyrës për 30 muaj të ardhshëm, e delegjitimon pozitën e tij. Pas këtij verdikti, ai nuk mund të thirret më si kryetar i Prizrenit./

Lajme të ngjashme

Back to top button