Fatih Jusufi, një goleador i ri i Shkupit

Skuadra e FC Shkupi gjithmonë ka nxjerrë talent të mëdhenj të futbollit, që janë dëshmuar jo vetëm në vendin tonë , por edhe në arenën ndërkombëtare. I tillë është edhe futbollisti i ri, 18-t vjeçari Fatih Jusufi i cili po shkëlqen me formën e tij me skuadrën e juniorëve. Jufui deri më tani ka shënuar shtatë gola në kampionat edhe pse një kohë lëndimi e kishte larguar nga terreni i blertë. Sot në ndeshjen kampionale të zhvilluar në Çair ndaj Bregallnicës, Shkupi fitoi me rezultat 5:0, ndërsa dy gola dhe tri asistime ishin vepër pikërisht të Jusufit.

“Jam rikthyer në fushë në mënyrën më të mirë, fillimisht më gëzon fakti që sot shënuam fitore dhe atë me rezultat të lartë, ndërsa gëzimi dyfishohet pasi që dy herë shënova dhe isha asistent në tre golat tjerë. Padyshim që më kanë ndihmuar edhe stërvitjet me ekipin e parë të skuadrës sime dhe shpresoj që me lojën që po tregoj do të jem pjesë edhe e ekipit më të mirë të Shkupit. Dua të sfidohem edhe në ndeshje më të mëdha, andaj çdo sfidë do ta përjetoj si finale e madhe”, është shprehur Jusufi për PORTALB.mk.

Fatih Jusufi një kohë ishte pjesë edhe e skuadrës së Rabotniçkit, ndërsa tani me paraqitjet e tija të mira nuk ka mbetur pa ra në sy edhe të menaxherëve të ndryshëm, të cilët i parashohin një të ardhme të mirë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button