Vetëvritet e dashura e Mick Jagger

E dashura e solistit të “Rolling Stones”, Mick Jagger-it, L’Wren Scott u gjet e vdekur ditën e sotme në Nju Jork të SHBA-ve. Sipas raportimeve të para, mësohet se ajo vari veten në apartamentin e saj në Nju Jork, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.

L’Wren Scott ishte stiliste dhe koleksionin e saj të parë e publikoi në vitin 2006. Ajo njihej si stilistja që vishte VIP-at, kujtojmë këtu, Madonna-n, Naomi Campbell-in, Michelle Obama-n, apo edhe Sandra Bullock-un. Ajo gjithashtu dizajnoi edhe fustanin e dasmës për aktoren Angelina Jolie.

Stilistja e rritur si mormone, ka qenë e lidhur me solistin e “Rolling Stones”, që prej vitit 2001. Ndërkohë, policia thotë se profilin e saj në “Twitter”, është bërë një postim një orë pasi ajo u gjet e vdekur. Nuk dihet ende se cili mund ta ketë bërë postimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button