Studiuesit zbulojnë 10 gjëra të shëndetshme që i bëjnë fëmijët të lumtur

Fëmijëria është një kohë e veçantë në jetë. Një kohë zbulimi, loje, mrekullie, dhe argëtimi me botën, teksa fëmija vazhdon të njohë atë që e rrethon. Për prindërit, kjo kohë mund të sjellë një ndjesi shqetësimi, teksa përpiqen të sigurojnë shëndetin dhe lumturinë e fëmijës.

Studime të shumta shkencore mund të kombinohen fare mirë me lumturinë e fëmijës. Ja dhjetë këshilla të provuara shkencërisht, që garantojnë një fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

  1. JEPUNI SHUME KOHE PER LOJE

Përgjegjësia parësore e një fëmije është – ose të paktën duhet të jetë – që të luajë. Megjithatë, fëmija do të ketë detyra shtëpie, detyra jashtë shkollore, e kështu me radhë. Por që në foshnjëri deri në adoleshencë, u duhet dhënë liria që të argëtohen.

Peter Gray, një psikolog fëmijësh dhe profesor në Boston College thotë: “Fëmijët i mësojnë mësimet më të rëndësishëm në jetë nga fëmijë të tjerë, jo nga të rriturit… ata nuk mund të mësojnë nga ndërveprimi me të rriturit”.

Kështu që thojuni të “dalin e të luajnë!”

2. DEBATET DHE DISKUTIMET E FORTA BEJINI LARG TYRE

Truri i fëmijës zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm gjatë fëmijërisë së hershme. Kur ata shohin e dëgjojnë probleme të rriturish, dhe pasiguri, gjendje psikologjike delikate e fëmijës mund të ndikohet negativisht; duke i bërë ndoshta të shqetësuar e të pasigurtë.

Fëmijët nuk duhet të dëgjojnë biseda stresuese nga të rriturit – nuk është koha.

3. MOS I KRAHASONI ME TE TJERET

Trysnia për të patur sukses në shoqërinë e sotme mund t’ju shtyjë që t’u ngulisni një sens konkurrueshmërie – dhe disa të rritur e bëjnë duke i krahasuar me dikë tjetër. Ndonjëherë, të rriturit do të tregojnë edhe tipare të dëshirueshëm personaliteti të një fëmije tjetër, duke shpresuar që t’ia ngulisin dhe fëmijës së tyre. Studiuesit thonë se tendencat krahasuese mund të ndikojnë për keq tek vetëbesimi i fëmijës.

4. MESOJUNI DOBINE E EMOCIONEVE NEGATIVE

Një fëmijë s’mund të jetë i pjekur. Pothuaj të gjithë fëmijët kanë shpërthime spontane zemërimi, zilie, trishtimi etj. Kjo sjellje ofron një shans të mirë mësimi për të rriturit.

Dr. John Gottman në Universitetin e Uashingtonit citon tendencën e përhapur të të rriturve duke u shkaktuar një farë “ndëshkimi” fëmijëve për “sjelljen e keqe”. Një mënyrë më e mirë është që të pranosh sjelljen duke i mësuar fëmijëve se të gjithë përjetojnë emocione negative, si dhe të gjenden mënyra për t’u treguar se si t’i përballojnë këto emocione në mënyrë konstruktive.

5. PRANONI PERPJEKJET E TYRE

Fëmija do të mbërrijë një moshë kur do të dijë se nevojitet punë e madhe për të ecur përpara. Kështu që është e rëndësishme të pranosh dhe të njohësh se kur fëmija po bën përpjekje për të arritur diçka. Dr. Carol Dueck në Stanford thotë: “Mesazhi ynë për prindërit është që të fokusohen tek procesi ku fëmijët angazhohen, tek detyra që po bëjnë – çfarë gjërash specifike ata po bëjnë, në vend se të kalojnë me shprehje të përgjithshme si “ti je e zgjuar, ti je kaq e mirë në këtë punë”.

6. VLERESONI TRADITAT FAMILJARE

Të paturit e një shumëllojshmërie gjërash, që një familje bën së bashku është një shenjë e mirë e një familje të qëndrueshme; sepse stabiliteti është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të fëmijërisë.

Sipas Institutit të Zhvillimit të Fëmijëve, koha e rregullt familjare sjell pesë përfitime kryesore: fëmija ndjehet i rëndësishëm dhe i dashur; fëmija vëren tipare pozitive tek të rriturit; të rriturit mund të vëzhgojnë dhe të mësojnë më shumë për dobësitë e fëmijëve të tyre, për t’i udhëzuar ata më mirë; fëmija mund të shprehë me fjalë mendimet dhe ndjenjat e veta, dhe prindi dhe fëmija mund të zhvillojnë një lidhje të fortë.

7. LERINI TE PROVOJNE

Fëmijët kanë nevojë për një sasi supervizimi; megjithatë të rriturit mund ta teprojnë, duke monitoruar çdo lëvizje të tyre. Por kjo gjë nuk e ndihmon zhvillimin.

Studiuesit, në një artikull të botuar në Journal of Psychologists and Counsellors in Schools shkruajnë: “A mos vëmendja e tepruar tek fëmija dhe nevojat e tij/saj të imagjinuara, nxit prindërit të reduktojnë kërkesat e tyre nga fëmija, gjë që bën që fëmija rrallëherë të ndeshet me situata të pakëndshme, duke mos mësuar të përballet, si dhe të përftojë aftësi rimëkëmbëse, pjekuri dhe aftësi të tjera në jetë? Studimi aktual ngre mundësinë shqetësuese që përgjigja është po”.

8. JEPUNI NJE SENS PERGJEGJESIA INDIVIDUALE

Eshtë e rëndësishme të lejosh fëmijët të përfundojnë përgjegjësitë e tyre pa i kontrolluar. Përse? Sipas psikologëve të fëmijëve, një sasi e tepruar mbikëqyrjeje mund të zhvillojë tek fëmija një sjellje “këtë nuk e bëj dot vetëm”. Ndërkohë që pak vëmendje e disiplinë janë të domosdoshme që fëmija të pranojë pasojat e heqjes dorë nag përgjegjësia, mbikëqyrja e tepruar nuk ndihmon aspak.

9. KRIJONI KUJTIME TE LUMTURA

Në nëj studim me shumë eksperimente të kryer nga profesorë të Harvardit, të rriturit që kujtonin kujtime të lumtura nga fëmijëria “duket se kishin një sens më të lartë astërtie morale”.

Studiuesit vunë re se pjesëmarrësit “ishin më të prirur të ndihmonin eksperimentuesit me detyra shtesë, të gjykonin sjelljen joetike dhe të dhuronin para për bamirësi, kur kishin kujtime aktive të fëmijërisë”. Kështu që, duke krijuar kujtime të lumtura për fëmijën, mund të jeni duke i përgatitur për të qenë të rritur të lumtur dhe dashamirës.

10. JINI VETE TE LUMTUR

Fëmijët mësojnë nga ajo që shohin dhe dëgjojnë, për mirë a për keq. Nëse një i rritur shfaq sjellje pozitive, fëmija është më i prirur të bëjë kështu. Sipas Carolyn Couan, psikologe në Universitetin e Kalifornisë: “fëmijët nuk ecin mirë, nëse të rriturit nuk kujdesen për veten dhe marrëdhënien e tyre”. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button