Xhaferi dorëzoi padi kundër Fazliut

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi dorëzoi sot padinë në Gjykatë kundër anëtarit të kryesisë së PDSH-së Bekim Fazliu, për shpifje.

“Unë mund të kuptoj që PDSH-ja ka problemet e saja në funksionimin e saj të brendshëm dhe problemet e Degës së saj në Strugë nëse ka menduar se duhet ti mbulojë me shpifjet që bën ndaj meje mendoj se e ka krejtësisht gabim. Ata le të pastrojnë oborrin e tyre paraprakisht, ndërsa procesi gjyqësor dhe organet gjyqësore do të verifikojnë në instancë të fundit se kush ishte në të drejtë”, u shpreh Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Akuzat e sotme kishin të bënin me angazhimin si këshilltar të Vllado Popovskit, ish profesor në fakultetin juridik. Për PDSH-në, është i pakuptimtë angazhimi i Popovskit i cili është edhe gjithashtu këshilltar i VMRO-së në Qytetin e Shkupit.

LEXO: BDI: PDSH të sqarojë aferën e Thaçit me Interprometin

Lajme të ngjashme

Back to top button