Në Tetovë po shkatërrohet parku i vetëm

Parku i rikonstruuar “i gruas”, njëri nga hapësirat e rralla për pushim dhe rekreacion në Tetovë, ka filluar që të s shkatërrohet, njofton TV Telma. Për vetëm disa javë nga rikonstruimi i tij, janë shkatërruar rekuizitat më sportive dhe për fëmijë, ndërkaq mbeturina ka gjithandej, njofton Portalb.mk.

Gjendje e njëjtë është edhe në vendet tjera për shëtitje dhe ushtrime. Qytetarët thonë se në qytet, nuk ekziston vetëdije për ruajtjen e hapësirave publike, për të cilat autoritetet dueht të kenë kujdes më të madh.

Nga Instituti për Zhvillim të Komuniteteve, thonë se për t’u parandaluar kjo dukuri, është e nevojshme që të ketë edukim më të madh të popullatës, por edhe duhet të kenë dënime për individë të cilët i shkatërrojnë hapësirat publike.

Nga Komuna e Tetovës, deklarojnë se nuk munden vazhdimisht që inspektorët e tyre të jenë në terren dhe t’i kontrollojnë hapësirat publike. Në kuadër të mundësive të tyre, ata thonë se do të fillojnë me rikonstruim të parqeve të shkatërruara dhe v endeve tjera për pushim dhe rekreacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button