Kapen dy persona me bankënota të falsifikuara

Pas lajmërimit në polici se një person i panjohur ka lëshuar në qarkullim një bankënotë të falsifikuar prej 500 denarësh, policia në Shën Nikollë dje ka filluar hetimet. Pas masave të ndërmarra janë kapur personat H.V.(20) dhe N.V.(19) që të dy nga Sveti Nikolla.

Tek personi H.V. janë gjetur katër bankënota falso nga 500 denarë dhe tetë bankënota falso nga 100 denarë. Është kontrolluar edhe shtëpia e tij ku janë gjetur printer dhe skaner për prodhimin e bankënotat falso.

Pas zbardhjes së rastit për dy personat do të pasojnë dënime adekuate shkruan Ekonomski lider. 

Lajme të ngjashme

Back to top button