Vëllazërimi merr një pikë në Shkup

Futbollistët e KF Vëllazërimit nga Kërçova, në dy ndeshjet e fundit të luajtura në Shkup, kanë arkëtuar plot katër pikë, fillimisht javë më parë mundi Metalurgun, ndërsa tani ka marrë barazim në takimin që ka luajtur e sot ndaj “Skopjes”. Kërçovarët ishin të shkëlqyeshëm në terren dhe dëshmuan se nuk janë kundërshtarë për t’u nënçmuar. Vëllazërimi kaloi në avantazh në minutën e 14-të, ndërsa autori i golit ishte shkupjani Furkan Ali. Nikoqirët barazuan në minutën e 23-t, më golin e shënuar nga Aleksoski. Me këtë rezultat u mbyll dhe takimi i sotëm, edhe pse Vëllazërimi kishte raste edhe për fitore. Vëllazërimi vazhdon të jetë në pozitën e shtatë, tani më me 22 pikë.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Novaci – Vardari Negotinë 1:1, Euromilku – Tikveshi 2:0 dhe Horizont T – Teteksi 0:0. Nesër luajnë Akademija Pandev – Metalurgu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button