Paron: Emri nuk është në agjendën e Samaras

Çështja e kontestit të emrit të Maqedonisë aspak nuk është në agjendën e kryeministrit grek Andonis Samaras, shkruan gazeta “Paron”.

Në tekstin me titull “Zhyten edhe çështjet nacionale”, gazeta akuzon qeverinë dhe opozitën se nuk merren me çështjet nacionale të vendit, për shkak të krizës ekonomike në vitet e fundit “shkatërroi gjithçka që lëviz dhe që merr frymë” në Greqi.

Sipas “Paron” përveç disa kollumnistëve “të cilët mund të numërohen në një dorë” mediet tjera aspak nuk merren me çështjet nacionale ose publikojnë vetëm disa fjalë në fund të ndonjë teksti ndonjëherë.

Dhe, kjo paraqet rrezik të madh, komenton gazeta, sepse në ndërkohë fqinjët e Greqisë kërcënohen në copa nga suvereniteti i vendit, duke rikujtuar planin e Ananit për Qipron.

“Çështja për Shkupin, nga e cila Andonis Samaras paraprakisht bëri simbol, sot nuk ekziston në agjendën e tij, përfundon gazeta.
 
Sipas “Paron”, qeveria greke nuk mund ta shfrytëzojë krizën ekonomike si pretekst për pasivitetin, lënien anash të çështjeve nacionale dhe mungesën e tërësishme të Greqisë nga “linja e parë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button