Paolo Maldini: Ja kush janë dy mbrojtësit më të mirë në Botë për momentin

Legjenda e Milanit dhe ish-mbrojtësi i saj, Paolo Maldini ka treguar se kush janë mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht.

Sipas tij Sergio Ramos i Real Madridit, dhe Thiago Silva i PSG-së janë mbrojtësit më të mirë në botë, transmeton Koha.net.

“Sergio Ramos është shumë i mirë, por ndonjëherë ai harron të mbrohet. Ai është lojtar i madh, ka aftësi dhe mund të shënojë. Gjithashtu më pëlqen edhe Thiago Silva, ai luan për PSG-në prandaj nuk e shikoni shpesh ligën franceze në Itali, nuk i shikojmë ndeshjet e tyre në ligë shpesh, por më kujtohet kur ai ishte pjesë e Milanit”, është shprehur Maldini për Grant Wahl Planet Futbol.

Ai ka folur edhe për lojtarët më të vështirë që është përballur.

“Kundërshtari më i mirë, më duhet të them se ishte Diego Maradona. Sepse ai ishte Maradona, gjithashtu edhe në fushë ishte shumë djalë i mirë, i respektueshëm. Pas tij, mendoj se është braziliani Ronaldo, në dy vitet e tij tek Interi para se të lëndohej ishin shumë, shumë të mira. Gjithashtu kam luajtur kundër Zidanet, e Platinis, ata shumë shumë të mirë”, është shprehur Maldini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button