Lajmi i mirë për shqiptarët, ja shteti ku njihen vitet e punës

Qeveria ka arritur të nënshkruajë një tjetër marrëveshje për njohjen e periudhës së kontributeve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Luksemburg.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bëri me dije se zëvendësministrja Vjollca Braho firmosi marrëveshjen administrative me Ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Z. Romain Schneider.

Sipas të dhënave zyrtare janë të pakën 1300 qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga njohja e periudhave kontributeve mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Kjo do të thotë që periudhat kontributive për efekt të vjetërsisë në punë dhe sigurimit shëndetësor të pranohen nga dy shtetet. Zëvendësministrja Braho pas nënshkrimit të marrëveshjes vuri theksin tek përpjekjet për të vijuar nënshkrimin e marrëveshjeve të ngjashme.

Deri më tani vendi ynë ka arritur të lidhë marrëveshje apo negociojë me vende si Belgjika, Rumania, Hungaria, Maqedonia, Çekia, Austria, Kanadaja dhe Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button