Jeta e çmendur e Princit të Dubait, miliarderit 34-vjeçar që do të sundojë Emiratet Arabe

Ai mund të jetë Princi i Kurorës e Dubait, por Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum (i njohur si “Fazza”) është me siguri mbreti i Instagramit.

34-vjeçari i lejon 5.1 milionë ndjekësit e tij të jenë gjithnjë në dijeni të jetës së tij jo vetëm luksove por edhe aventuriere, shkruan “Business Insider”

Ai është djali i dytë i Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum,  i cili mban postin e Zëvendës Presidentit dhe Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe Emir (sundimtar)  i Dubait, shkruan ‘Syri.net’. Babai i tij e emëroi Princ kurore në vitin 2008, edhe pse ka një vëlla më të madh, Sheikh Rashid bin Muhamed.

Rashid vdiq nga një atak në zemër në vitin 2015 në moshën 33 vjecare.

Fazza shpërndan video të ndryshme të kapura nga celulari i tij, njëra prej të cilave tregon Dubain të mbështjellë nga një mantel mjegulle.

I riu me gjak mbretëror, i cili është aktiv në rrjetet sociale me miliona ndjekës, postoi videon duke e shoqëruar me shkrimin:” Një botë plot mundësi gjendet poshtë këtyre reve”.

Screenshot_41491045578 Screenshot_51491045572 Screenshot_91491045567 Screenshot_131491045561 Screenshot_141491045559

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button