BDI: PDSH të sqarojë aferën e Thaçit me Interprometin

Akuzave të PDSH-së për korrupsion të ndërlidhura me emrin e ministrit të mbrojtjes, Talat Xhaferri i është kundërpërgjigjur menjëherë BDI. LEXO: PDSH sërish me dokumente: Pas Ermirës edhe Popovski paguhet prej Talatit

Qendra për informim e kësaj partie nënvizon se PDSH me akuzat e tyre qesharake vetëm po dëshmojnë edhe më shumë se po bëjnë avokatinë e disa qendrave politike në vend të cilët janë shqetësuar tejmase që në krye të ushtrisë së Republikës së Maqedonisë janë luftëtarët e lirisë.

“Andaj me akuza të pabaza po tentojnë të njollosin këtë të arritur historike të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm se ashtu e kanë marrë porosinë. Të akuzosh një ministër shqiptar të mbrojtjes se ka angazhuar këshilltar të përgatitur me qëllim që politikat e mbrojtjes të jenë konform  atyre  të Nato-s edhe atë me pagesë sa një rroge mesatare në Maqedoni është më shumë se hipokrizi. Themi se është hipokrizi pasi këto akuza vijnë nga partia e cila i jepte pllaketa për merita të dënuarit për krime ndaj civilëve shqiptar gjatë vitit 2001 Ljube Boshkovskit , partia e cila kërkonte nga shteti që të vepron kundër luftarëve të lirisë dhe shprehte kënaqësi për aksionet e kryera”, thekson BDI. 

Më tej thuhet se PDSH para se të merret me BDI-në, është mirë që kjo parti të sqarojë opinionin lidhur me aferën e Interprometit që doli në media, dhe nëse dalja e tyre me kandidat në zgjedhjet presidenciale, e ka çmimin pikërisht në këtë afere.

Lajme të ngjashme

Back to top button