Demonstruesit e kanë djegur Kongresin e Paraguait në Asunsion

Disa demonstrues e kanë djegur Kongresin e Paraguait, pasi Senati në fshehtësi ka votuar ndryshim të Kushtetutës me të cilën presidentit Horacio Kartes i lejohet sërish të kandidohet për këtë funksion.

Disa politikanë dhe gazetarë janë lënduar, kumtuan mediat, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Tadeo Rohas, deklaroi se ka edhe disa policë të lënduar.

Një anëtar i Dhomës së ulët të Kongresit, i cili ka marrë pjesë në protesta, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për shkak të lëndimeve të cilat iu shkaktuan me plumba gome.

Kushtetuta e Paraguait nga viti 1992 ndalon kandidim të sërishëm, pasi në vitin 1989 u rrëzua regjimi brutal diktatorial.

“Është kryer grusht shtet. Do të japim rezistencë dhe i bëjmë thirrje popullit ta bëjë këtë me ne”, deklaroi senatori Desire Masi nga partia opozitare Demokracia progresive.

Zjarrfikësit arritën ta mposhtin stihinë e zjarrtë, por protestat vazhduan edhe në disa pjesë tjera të kryeqytetit të Paraguait, Asunsion, si dhe në mbarë vendit, lajmëruan mediat lokale.

Në transmetimin televiziv është shfaqur si demonstruesit i thyejnë dritaret nga Kongresi dhe hyjnë në përleshje të hapur me policinë, me këtë rast duke djegur goma dhe duke larguar pjesa nga gardhi rreth ndërtesës.

Policia ka shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button