Garë shtetërore për informatikë

Në organizim të Shoqatës së informaticientëve të Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet gara e 28-të shtetërore për informatikë, e cila është pjesë e projektit “Programues i ri”.

Në garë do të marrin pjesë gjithsej 100 pjesëmarrës nga arsimi fillore dhe i mesëm, të cilët janë përzgjedhur midis pjesëmarrësve të garës rajonale. Katër më të mirët do ta prezantojnë Maqedoninë në garat në nivel ndërkombëtar.

Në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK) do të garojnë nxënësit nga shkollat e mesme, ndërsa nxënësit nga shkollat fillore do të garojnë në laboratoret kompjuterike të mbështetësit shumëvjeçar të garës “Semos Edukim”.

Për mbështetje më të madhe, përvojë dhe vlera, të gjithë fituesve të vendit të parë, të dytë dhe të tretë të çdo grupi “Semos Edukim” iu ndan vauçerë me vlerë për trajnim falas sipas zgjedhjes së tyre.

Organizatorë të garës janë Shoqata e informatikëve të Maqedonisë dhe “Semos edukim”, ndërsa mbështetës janë FSHIIK dhe Agjencia për të rinj dhe sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button