Mediat maqedonase, Ahmetin e krahasojnë me Kim Jong-Unin për votat e Kërçovës

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, liderët partiak shtrojnë fillimin e veprimtarisë parazgjedhore larg shtrofullave të tyre të sigurta. 

Bastionet ku kryetarët e partive, thuajse marrin maksimumin e votave, kanë qenë kontrapesha e akuzave për falsifikim dhe manipulim të vullnetit të qytetarëve. Kjo ka ndikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke hedhur vërejtje serioze për rregullshmërinë e procesit të votimit në njësitë vendore me shumicë shqiptare.

Gjasat për ndryshimet eventuale i këput Kërcova. Statistikat e zgjedhjeve të më parshme për rezultatin zgjedhor, në vendvotimet në Komunën e Zajazit dhe vendvotimet për rreth, i afrohen maksimumit të votës së homogjenizuar për liderin e BDI-së, Ali Ahmetit, që konsiderohet si shembulli më ekzemplarë në gjithë historinë e procesit zgjedhorë në Maqedoni, që tregon se asnjë bastion tjetër nuk ka pasur votë më të unifikuar për një personalitet politik.

Mediat maqedonase nuk ngurojnë që këtë dukuri ta krahasojnë edhe me rezultatin zgjedhorë që arrijnë personalitete autoritare që qeverisin me “dorë të hekurt”, ne vende të ndryshme të botës.

Gazeta “Dnevnik”,  konsideron se “në skenën politike botërore Ahmeti i afrohet presidentit koreano verior Kim Jong-Un, i cili para do kohe fitoi me 100 për qind të votave”.

“Është interesant se në komunën e Zajazit, e cila ka 9.971 votues, dhe në vendvotimin ku voton lideri i BDI-së Ali Ahmeti ku ka 1261 votues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2002 deri te zgjedhjet e fundit lokale BDI fiton me mbi 70 për qind të votave. Por në disa cikle zgjedhore fitorja ka qenë edhe me mbi 90 për qind të votave, për çka ekspertët vlerësojnë se atje duhet të verifikohet sistemi i votimit”, shkruan Dnevnik. 

Mediume në gjuhën maqedonase që konsiderohen të afërta me BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në e kanë krahasuar komunën e Zajazit me Korenë Veriore, për shkak të përqindjes së madhe të votave që merr Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në këtë komunë.

“Edhe Maqedonia e ka Korenë e vetë Veriore”,  është mbititulli i tekstit kushtuar dyshimeve lidhur me përqindjen e lartë të votave që merr partia e Ahmetit në këtë komunë, prej nga është vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button