Zgjidhet misteri rreth fëmijës së braktisur në veturë

Ministria e Punëve të Brendshme i ka gjetur prindërit e fëmijës që ishte braktisur në një veturë afër Ministrisë së Financave në Shkup.

Prindërit e fëmijës janë ftuar për bisedë në stacionin policor ndërsa sipas informacioneve të para, babai e ka abuzuar fëmijën dhe pastaj e ka braktisur në rrugën Nikolla Vapcarov.

Babai e ka kërkuar fëmijën nga nëna që të mund me atë të kërkojë lëmoshë në rrugë. Nëna ka refuzuar pas çka ai e ka vjedhur dhe ka ikur.

Mjekët mbrëmë thanë se fëmija në trup kishte lëndime me çka u vërtetua se dikush kishte abuzuar me fëmijën.

Lajme të ngjashme

Back to top button