Ilija Dimovski merret në pyetje nga PSP-ja

Ilija Dimovski ishte në bisedë në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Jozyrtarisht, Dimovski ishte aty si i dyshuar në rastin “Titanik” që përfshinë parregullsitë në zgjedhje, njofton “24 Vesti”, përcjell Portalb.mk.

Para një muaji, prokurorja e Katica Janeva njoftoi se hetimi për rastin e parë është zgjeruar edhe me 17 persona të ngarkuar me më shumë krime që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Kjo është hera e parë që Dimovski u mor në pyetje prej PSP-së.

Për të njëjtin rast hetimor dorëheqje tashmë kanë dhënë, ish ministrja Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, sekretari shtetëror i mëhershëm, Kiril Bozhinovsko, si i dyshuari i parë në këtë rast.

LEXO: Në rastin “Titanik” të PSP-së i përfshirë Nikolla Gruevski, Martin Protugjer dhe deputeti Ilija Dimovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button