Tilerson: SHBA-ja do t’i ruaj sanksionet kundër Rusisë deri në plotësimin e obligimeve të parapara me marrëveshjen e Minskut

Sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë vendosur prej SHBA-së për shkak konfliktit në Ukrainë, do të mbeten në fuqi derisa Moska nuk i plotëson kushtet e Marrëveshjes së Minskut, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson, i cili sot merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel.

“Sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë do të mbeten derisa Moska nuk i ndryshon veprimet e veta, të cilat janë shkak për vendosjen e masave restriktive”, theksoi Tilerson.

Ai shtoi se SHBA-ja kërkon që Rusia t’i plotësojë obligimet, e miratuara në pajtim me marrëveshjet e Minskut lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu, theksoi se sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë për shkak të anektimit të Krimesë, do të mbeten në fuqi derisa Moska nuk ia kthen Ukrainës kontrollin ndaj gadishullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button