Në Maqedoni numri më i madh i të papunëve janë të rinjtë

Më shumë meshkuj se femra janë të papunësuar në Maqedoni, treguan të dhënat nga Anketa e forcës punëtore e Entit shtetëror statistikor për tremujorshin e fundit të vitit 2013. 

Sipas të dhënave, nëse shikohet sipas gjinisë, papunësia është më e madhe tek meshkujt në moshë prej 25 deri 49 vjet – thuajse 100.000 prej tyre kërkojnë punë. Tek femrat, në të njëjtën moshë grup, ai numër është 70.661.

Në grupin deri në moshën 25 vjeçare, punë kërkojnë 31.000 meshkuj dhe rreth 20.000 femra. Në korniza botërore, papunësia e femrave është me e lartë se sa e meshkujve.

Në Maqedoni, më kritike është norma e papunësisë tek të rinjtë. Sipas Entit statistikor, madje 50,3% e rinisë në vend janë pa punë. Statistika ka regjistruar gjithsej 275.225 persona të pa punë, prej të cilëve 52.000 janë persona të ri të moshës deri 25 vjeçare.

Përqindja totale e papunësisë në Maqedoni në tremujorin e fundit nga viti 2013, sipas Entit shtetëror statistikor, është 28,6 %, ndërsa përqindja e të punësuarve është 40,9%.

Sipas sektorëve, numri më i madh i të punësuarve punojnë në industrinë e përpunimit – 133.557 persona, ndërsa pastaj vijojnë bujqësia, tregtia dhe ndërtimtaria.

Lajme të ngjashme

Back to top button