PDSH-ja, kërkon 300 mijë vota nga shqiptarët për Iljaz Halimin

Partia Demokratike Shqiptare  në Tetovë në konventën e mbrëmshme e prezantoi kandidatin presidencial Iljaz Halimi dhe listat në gjashtë njësitë zgjedhore.
 
Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi deklaroi se PDSH-ja do ti realizojë qëllimet e saj, ndërsa ato janë Parlament dydhomësh, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përfaqësimi proporcional dhe shpërndarja e drejtë e buxhetit, duke kërkuar nga të pranishmit në sallë mbështetjen për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

“Votoni për ne sepse e meritojmë mandatin dhe përmbushni ëndrrën që Iljaz Halimi të fitojë 300.000 vota. Situata është e rëndë prandaj na duhet angazhimi juaj maksimal që PDSH-ja të jetë pjesë e Qeverisë dhe për 18 muaj të zgjidhet problemi me integrimet euroatlantike”, deklaroi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button