Arrestohen dy të rinj shqiptarë për heqjen e flamurit në Kumanovë

Dy persona janë arrestuar lidhur në incidentin që ka ndodhur sot rreth orës 16 në sheshin në Kumanovë, kur flamuri shtetëror i Maqedonisë është larguar nga shtiza në mes të qytetit dhe është vendosur flamuri kombëtar shqiptar.

Policia e Kumanovës ka reaguar shpejt dhe ka arrestuar dy të rinj, nën dyshimin se këta kanë qenë kryerësit e veprës.

Sipas informatave nga policia, njëri nga të arrestuarit është minoren nga Sllupçani, i lindur në vitin 2000, ndërsa i dyti është L.K. i lindur në vitin 1996, po ashtu nga Sllupçani.

Nga policia informojnë se po punojnë në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button