Kopenhagen, qyteti i biçikletave

Në Kopenhagen janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë, raporton “The Guardian”.

Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”,Kopenhagen nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë.

Ndërsa Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.

Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Kështu popullariteti i biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.

Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.

Por për një turist që viziton Kopenhagenin,nuk janë vetëm biçikletat, janë dhe kanalet ujore me varkat e tyre interesante.

Kaiket në kanalet e Kopenhagenit, dreka në një kafe në një nga trotuaret në Nyhavn, pranë kanalit, do të jenë disa ndër kënaqësitë e vogla, por më të mirat.

Surpriza më e madhe do të jetë ngjitja në shkallët spirale të pafundme të Kullës së Rrumbullakët historike; atëherë do të kuptoni pse cari rus Pjetri i Madh e ngjiti kalin në majë të saj në vitin 1716.

Ndër vendet turistike që mund të vizitoni do të jenë Kopshtet Tivoli, që duhet t’i shihni patjetër. Parqet e ndriçuara nga dritat vezulluese,janë  magjikë.

1193-08

Christiansborg-Palace

csm_4-UN_City_Koebenhavn-1._Preis_Schletter_Foto-Wettbewerb_2014_151ccfe504

fb82dbf0f2ecc78e576827290f1a17ef

Kopenhagen (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button