Lopez për dy ish të dashurit: Do ti lija të mbyteshin ata bij…

Mund të ketë qenë edhe duke bërë shaka, por këngëtarja Jennifer Lopez e cila prej afro dy vitesh është e lidhur me balerinin Casper Smart, ka mllef ndaj dy ish-të dashurve të saj të famshëm, Ben Affleck dhe Sean ‘Diddy’ Combs.

Gjatë një emisioni radiofonik “Power 106’s Big Boy”, ajo është pyetur se “Nëse do të ishe në një gomone në mes të detit dhe shikon dy persona që përpëliten dhe prej tyre mund të shpëtoje vetëm njërin prej tyre. Cilin do të shpëtoje, aktorin Ben Affleck apo reperin Puff Diddy?”.

Por përgjigja e saj ka qenë disi e papritur pasi JLo është shprehur për dy ish të dashurit e saj se, “Do ti lija që të mbyteshin që të dy, ata bij k…”. Ndërsa më tej e mori situatën nën kontroll duke thënë se po bënte shaka dhe se që të dy i ka përzemër./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button