Kryeminstrja e Skocisë kërkon referendum të ri për pavarësi

Kryemistrja skoceze, Nicola Sturgeon ka kërkuar zyrtarisht një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sturgeon të premten i dërgoi një letër kryeministres britanike Theresa May, në të cilën ka kërkuar zyrtarisht bartjen e autorizimeve ashtu që qytetarët e Skocisë të mund edhe një herë të votojnë për pavarësi.

Dërgimi i letrës ka pasuar pasi Parlamenti Skocez këtë javë, me 69 vota për dhe 59 kundër votoi në favor të kërkimit të referendumit mbi pavarësinë. Skocezët duan që referendumi të mbahet në periudhën mes vjeshtës 2018 dhe pranverës 2019.

“Populli i Skocisë duhet të ketë të drejtën për zgjedhjen e të ardhmes së tij. Me pak fjalë, të realizojë të drejtën e tij për vetëvendosje”, thotë ndër të tjera, Sturgeon në një letrën dërguar May.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se do të refuzojë kërkesën e Skocisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button