Ahmeti thirr takim urgjent në BDI për zhbllokimin e Parlamentit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka thirrur takim urgjent të kryesisë qendrore ku do të kërkohet dalje nga bllokimi i Kuvendit, por do të diskutohet edhe për sjelljen e Lëvizjes BESA, transmeton meta.mk.

Shefi i kabinetit të partisë, Artan Grubi thotë se në rend dite do të jetë koalicioni opozitar mes VMRO DPMNE-së dhe BESËS.

Grubi zbulon se BESA i ka tërhequr nënshkrimet që ia ka dhënë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pasi kanë vendosur të mos e mbështesin propozimin që kryetari parlamenti të jetë Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button