Xhaka godet De Biasin, zbulon “gënjeshtrën” e selektorit të Shqipërisë

I pyetur për deklaratën e trajnerit për faktin se Taulant Xhakën e kish refuzuar më parë Zvicra dhe për këtë arsye i kishte pranuar të luante me Shqipërinë, mesfushori i është përgjigjur trajnerit duke treguar identitetin dhe origjinën familjare.

Një xham që thyhet, është i pamundur të ribashkohet sërish. Të tilla janë edhe marrëdhëniet njerëzore, që duket se mjafton një deklaratë e dikujt për t’i dhënë fund një bashkëpunimi edhe disavjeçar, pa ruajtur as respekt dhe as mirënjohje për gjithçka pozitive që ka ndodhur në të shkuarën.

Të thuash që mes De Biasit dhe Xhakës do të ketë më bashkëpunim, është si të besosh se kuqezinjtë do t’ia dalin që të shkojnë në Botërorin “Rusi 2018”. Kjo nisur nga ngjarjet e fundit mes tyre, si dhe deklaratat e bëra publike nga të dyja palët.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, trajneri i Kombëtares komentoi mënyrën si kish zgjedhur mesfushori të luante me Shqipërinë, por duke treguar se ishte refuzuar fillimisht nga Zvicra.

Në lidhje me këtë, “Panorama Sport” kontaktoi me vetë futbollistin për të mësuar të vërtetën rreth kësaj deklarate.

I pyetur për deklaratën e trajnerit për faktin se Taulant Xhakën e kish refuzuar më parë Zvicra dhe për këtë arsye i kishte pranuar të luante me Shqipërinë, mesfushori i është përgjigjur trajnerit duke treguar identitetin dhe origjinën familjare.

“Është gënjeshtër! Unë të kisha pritur edhe vetëm një vit do të kishte qenë tjetër situatë ndoshta. Megjithatë, unë gjithmonë kam dëshiruar të luaj për Shqipërinë me zëmër dhe me shpirt se jam shqiptar! Babanë dhe gjyshin i kam shqiptarë, kurse ai është italian e s’ka aspak gjak shqiptari!”, ka deklaruar Xhaka për “Panorama Sport”.

Me sa duket, “xhami i thyer” mes palëve, edhe në rast se do të ketë një ngjitje artificiale dhe të jashtme, do të lërë shenjë të tillë që palët nuk do të rikthehen kurrë në marrëdhëniet e mëparshme…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button