Gjira nuk e kupton

Nuk jeton në Kosovë, por ka krijuar këngë për tregun kosovar. Gjira, në të shumtën e herëve ka sjellë përmes teksteve muzikore pakënaqësitë karshi artit që bëhet në vend.

E së fundmi këngëtarja nga Gjilani përmes rrjetit social ka treguar se ka edhe diçka tjetër që ajo nuk kupton e që ka të bëjë me artistët vendorë.

“Kurrë s’kom me kuptu pse bojn këngë anglisht kur bojn muzikë për publikun shqiptar?”, ka shkruar këngëtarja përmes rrjetit social ‘Twitter’.

Ndryshe Gjira është duke punuar rreth krijimeve të reja artistike të cilat shumë shpejtë do të publikohen në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button