Versioni iOS 7.1 i Apple, po mbytë bateritë

Versioni i fundit i Apple, iOS7.1, thuhet se është duke i shkaktuar iPhone-ve një humbje më të shpejtë të fuqisë së baterisë së tyre, e poashtu edhe disa probleme të vogla.

iOS7.1 i cili u lansua të hënën e kaluar, gjithashtu me sa duket ka shkaktuar zhdukjen e kontakteve nga telefoni dhe ndërprerjen e lidhjeve Bluetooth.

Një përdorues i zemëruar i iPhone, në një forum zyrtarë të Apple kishte shkruar: “Bateria e iPhone-it tim 5s, hargjohet shumë shpejt pas instalimit të versionit iOS7.1.Para këtij versioni, bateria e mbante 24orë kurse tash vetëm 12”.

Një tjetër përdorues është ankuar për të njëjtin problem, duke shtuar:”Unë kam blerë telefonin që tre muaj, kurr nuk më ka rënë ose diçka e ngjajshme, nëse kjo ka rëndësi.Bateria e telefonit tim tash hargjohet 50% më shumë brenda orës ose pas përdorimit të tij me një nivel më të ulët të ndriçimit të ekranit, dhe duket se ka humbur 5-7% kur ka qenë standby për 5 orë”.

Versioni iOS7.1 thuhet se është reportuar si versioni i shkarkuar më së shumti ndonjëherë brenda një kohe të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button