fbpx

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, libri më i njohur shqiptar në botë

Përdoruesi BackFoward në rrjetin social Reddit ka krijuar hartën letrare të botës me librat që ose janë më të njohurit nga secili shtet, ose janë veprat më të rëndësishme dhe të përkthyera.

Kjo nuk është zyrtare dhe nuk është rezultat i ndonjë sondazhi të madh botëror, por më shumë një dëshirë e një personazhi që ka krijuar hartën letrare të botës.

Shqipëria figuron në këtë hartë me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare ndërsa Franca, sipas përdoruesit të pasionuar pas letërsisë, identifikohet me “Les Miserables” – Të Mjerët, nga Victor Hugo, shkruan KultPlus.

Turqia pa dyshim e ka Orhan Pamukun dhe librin “Unë jam e kuqja” në këtë listë, ndërsa “Lufta dhe Paqja” nga Tolstoy është libri më i njohur në Rusi.

Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën.

Dhimitër Anagnosti e bazoi filmin e tij “Kthimi i ushtrisë së vdekur” mbi romanin e Kadaresë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button