Putini: Votimi në Krime, në përputhje me precedentin e Kosovës

Presidenti rus Vladimir Putin, tha sot në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, se referendumi në Krime për bashkimin me Rusinë u mbajt në përputhje të plotë me ligjin.

Putini shtoi se në këtë proces është marrë parasysh “precedenti i njohur mirë i Kosovës”.

Bisedë telefonike, sipas Kremlinit, është iniciuar nga pala amerikane.

“Referendumi u mbajt në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe kartën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Obama thënë se referendumi është mbajtur nën frikën e intervenimit ushtarak rus, ndërsa ka kërcënuar me sanksione, duke shtuar se SHBA-të dhe aleatët kurrë nuk do ta pranojnë këtë referendum.

Lajme të ngjashme

Back to top button