BE: Fillimisht marrëveshje për Bregzit, pastaj negociata për tregti të lirë

BE-ja e publikoi sot projekt planin e saj për negociata të Unionit dhe Britanisë së Madhe për Bregzit në të cilin Brukseli insiston që fillimisht të arrihet “progres i konsiderueshëm” në negociata për largimin britanik dhe pastaj të fillojnë negociatat për marrëveshje për tregti të lirë.

Në kumtesën e Këshillit Evropian thuhet se vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të bisedohet për lidhjet e ardhshme tregtare me Britaninë edhe para skadimit të afatit përfundimtar për negociata për Bregzit- fundi i marsit të vitit 2019.

Në kumtesë thuhet se BE-ja dakordohet me nismën britanike për rregullimin e një marrëveshje të përkohshme për tranzicion mes Brukselit dhe Londrës, derisa zgjasin negociata.

Projekt plani i BE-së për negociata me Britaninë, pritet të plotësohet me amendamente në Samitin e posaçëm të BE-së për Bregzit, të caktuar për më 29 prill, para fillimit të procesit negociues, të paraparë për mesin e majit, por do të mbetet përcaktimi themelor se nuk mund të ketë negociata paralele për qarkullim dhe për marrëveshje tregtare.

Në projekt planin e publikuar për negociatat, Brukseli ende insiston se paraprakisht duhet të përcaktohet dhe dakordohet shuma që duhet ta paguajë Britania, para se të hapen bisedat për marrëdhëniet e ardhshme tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button