Prokuroria dhe policia kryen ekspertizë në “Lear” pas helmimit të punëtorëve

“Prokurori publik i Prokurorisë Publike të Tetovës dhe ekipi i policisë për momentin kryejnë ekspertizë në ndërmarrjen “Lear” në zonën e zhvillimit industrial-teknologjik të Tetovës, ku janë helmuar sipas të gjitha gjasave prej ushqimit, rreth 220 punëtorë në ndërmarrje”, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes nga Spitali Klinik është paraqitur në SPB Tetovë se në spital janë sjell më shumë se 200 persona të helmuar, të cilët kanë  qenë të punësuar në ndërmarrje. Sipas informatave fillestare, personat janë helmuar sipas të gjitha gjasave nga ushqimi që e kanë konsumuar rreth një ore pas mesnatës, ndërkaq dy orë më vonë i kanë ndjerë simptomat e para”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Punëtorët e helmuar janë ankuar nga dhimbjet e barkut, vjelljes dhe marramendjes.

Shumica  e personave të helmuar janë mbajtur në Spitalin e Tetovës, ndërkaq një pjesë e tyre janë transferuar në Klinikën e Gostivarit, për dhënien e ndihmës mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button