Arbri, djali 5 vjeç me inteligjencë gjeniale (VIDEO)

Arbri është vetëm pesë vjeç e gjysmë, por arrin të bëjë veprime matematikore që edhe një i rritur nuk i bën dot me mend. Aftësitë e tij bëhen më të habitshme kur arrin të gjejë ditën e javës së një date në kalendar të viteve të kaluara, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

I ati I Arbër Xhanit ka thënë për TVSH që inteligjencën e djaloshit e vunë re kur mori librin e së motrës dhe nisi të lexonte rrjedhshëm.

Edukatorja e kopshtit thotë që ai është selektiv, por më pas nis të luajë me shokët dhe bëhet lider i grupit.

Shumë shpejt, sipas TVSH, do të bëhet testi i inteligjencës së djaloshit për të vendosur për t’i kaluar klasat më shpejt që mos të humbasë interesin për shkollën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button