Seferi përballë Perdomos

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka mësuar kundërshtarin e tij me të cilin do të përballet më 11 prill në Gjermani.

Seferi për kundërshtar do ta ketë boksierin nga Venezuela, Gusmyr Perdomo. Ky i fundit në karrierën e tij ka 21 fitore dhe tri humbje, por nuk ka pësuar disfatë që nga viti 2009.

Nga ana tjetër, Seferi do të zhvillojë duelin e tij të 41-të në boksin profesionist dhe në 13 meçet e fundit nuk ka pësuar asnjë humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button