Vilat luksoze të Hollywood-it nuk kanë asnjë ndryshim nga ajo e ҫiftit të njohur të këngëtarëve shqiptarë (FOTO)

Bashkë në skenë dhe në jetë prej më shumë se 20-vjetësh, Mihrie Braha dhe Naim Abazi janë ҫifti që shumëkush i shikon me admirim. Modeli i tyre ka qenë përherë frymëzues për shumë të rinj jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Nëse nisin të flasin për fillimet, historinë e tyre të dashurisë, Mihria dhe Naimi kanë shumë për të treguar. Vitet ua kanë shtuar dashurinë për njëri-tjetrin, por edhe përkushtimi në të njëjtin profesion i ka mbajtur kurdoherë pranë vetes. Energjinë, humorin dhe sportivitetin që i karakterizon e kanë treguar edhe sot në studion e Rudinës në Tv Klan, nga ku kanë rrëfyer disa prej ngjarjeve më të bukura në vite, interesin e madh të publikut, si dhe më shumë detaje nga jeta private.

Për këtë të fundit, dy këngëtarët e njohur kanë preferuar të jenë gjithmonë të hapur duke ndarë me publikun ҫdo gjë: “Duhet folur për jetën private. Një personazh publik prezantohet vet se ҫfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë…” – tregon Naimi.

Ndërkohë, edhe Mihria mbështet të njëjtin mendim duke kujtuar edhe shakanë publike të një viti më parë, kur, në bashkëpunim me gazetarët, tha se ajo dhe Naimi janë ndarë… “Më besoni, aty kam kuptuar se sa shumë njerëz duan të dine më shumë për jetën tone private.”

E brenda kësaj marrëdhënieje të hapur me publikun, Mihria dhe Naimi kanë zbuluar sot edhe një pjesë tjetër private nga shtëpia e tyre – shtëpitë e tyre – njëra në Prishtinë e tjetra, 28 km larg saj, në një fshat të vogël, por të pakrahasueshëm me asgjë për ajrin e pastër e qetësinë që të fal.

Këto foto brenda janë nga shtëpia në Prishtinë e ҫiftit, e cila, siҫ duket, është dekoruar sipas shijeve të Mihries, meqenëse ajo është e dashuruar me ngjyrat: “Meqenëse në Prishtinë nuk kemi mundësi të shohim gjelbërim, kam vendosur që shtëpinë ta kem me ngjyra të freskëta, pranverore, që të më japë idenë se jam më afër natyrës…” – tregon këngëtarja.

Ndërsa vila në fshat… ah, atje është ajër tjetër, qetësi absolute dhe frymëmarrje. Siҫ tregon këngëtarja, atje kalon kohë kur është e lirë, madje kujdeset për kopshtin, lulet e panumërta që ka mbjellë dhe pemët. I pëlqen t’ia bëjë shtëpisë të gjithë shërbimet, sepse është vendi që e largon shumë nga zhurma dhe i fal shumë qetësi. Naimi, nga ana tjetër, ka një jetë më dinamike. Ai shkon më rrallë në fshat dhe më shpesh me miq, sepse nuk i shijon aq shumë sa bashkëshortes qetësia. Por edhe sepse ka disa angazhime në televizion të cilat nuk mund t’i lërë mënjanë: “Shkojmë kur kemi mundësi dhe kur kemi kohë… “ – thotë ai.

Mihria dhe Naimi, por edhe djali i tyre 22-vjeҫar Plator, ndajnë shpesh edhe në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre dhe gjithmonë komplimentet më të shumta i merr Mihria… kjo është e dukshme apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button