Japoni, çdo i huaj i tretë është i ekspozuar ndaj racizmit

Japonia me 127.7 milionë banorë, është shteti i 10-të më i populluar në botë, dhe ka 2.4 milionë shtetas të huaj. Sipas një ankete të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë së Japonisë, rreth 30 për qind e shtetasve të huaj në këtë vend janë të ekspozuar ndaj racizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Jili, Ministria japoneze zhvilloi një anketë për të marrë informacion në lidhje me përvojat e të huajve në këtë vend.

Numri i shtetasve të huaj në Japoni në vitin 2016 u rrit me shtatë për qind, kurse aktualisht në këtë vend jetojnë rreth 2.4 milionë shtetas të huaj.

Në anketën e ministrisë u përfshinë 18.500 persona, dhe u pyetën nëse ata në këtë vend janë ballafaquar me racizmin. Rezultatet treguan se rreth 30 për qind e të anketuarve kanë konfirmuar se për faktin që janë të huaj, janë ekspozuar ndaj “fyerjeve dhe vërejtjeve raciste”.

Ata theksuar se me racizmin janë ballafaquar kryesisht nga persona të panjohur, por kishin edhe nga ata të cilët deklaruan se kjo ka ndodhur edhe në vendin e punës, nga ana e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve.

Një e katërta e të huajve potencuan se kanë probleme në gjetjen e punësimit, kurse një e pesta pohon se marrin më pak paga në krahasim me kolegët japonez.

Ministri i Drejtësisë të Japonisë Katsutoshi Kaneda, pas shpalljes së rezultateve të anketës ka thënë se kurrsesi nuk do të tolerojnë racizmin ndaj shtetasve të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button