Koreja Veriore e akuzoi SHBA-në se e shfrytëzon programin e saj bërthamor si alibi

Koreja Veriore mbrëmë e akuzoi SHBA-në se e shfrytëzon programin bërthamor të Phenianit si pretekst, për ta fshehur kundërshtimin personal të ndalesës për armë bërthamore.

Këshilltari i misionit të Koresë Veriore në KB Ni Son Çholl deklaroi se SHBA-ja e ka detyruar vendin e tij të krijojë dhe të posedojë armë bërthamore, që të mbrohet nga çdo agresion amerikan.

Çholl theksoi se SHBA-ja ishte vendi i parë që ka shfrytëzuar armë bërthamore – kundër Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe vazhdon ta përdorë që të “kërcënohet dhe të kërkojë ryshfet nga vendet e tjera”, duke e përfshirë edhe Korenë Veriore.

Përfaqësuesi i Phenianit e dha këtë deklaratë në përgjigjen e pretendimeve të ambasadores amerikane në KB, Niki Hejli se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në konferencën e KB-së, që ka filluar të hënën, në të cilën do të përgatitet tekst për Konventën për ndalesë dhe eliminim të armës bërthamore.

Katër forca të tjera bërthamore – Rusia, Kina, Britania e Madhe, dhe Franca, gjithashtu refuzuan të marrin pjesë, duke theksuar se ndalesa e tillë nuk do të plotësohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button