Anketë: Ulet përkrahja për Trampin

Dy muaj pas hyrjes në fuqi të presidentit amerikan Donald Tramp anketa tregoi se pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e përkrahin punën e presidentit.

Anketa u zbatua në Qendrën kombëtare për investigimin e mendimit pubik (NORC) pas dështimit për reformat shëndetësore të republikanëve. Ajo tregon se 42 për qind e amerikanëve e përkrahin, ndërsa 58 për qind nuk e përkrahin punën e Trampit.

Në krahasim më të njëjtën fazë të drejtimit,  Barak Obama kishte përkrahjen e mbi 60 për qind të pjesëmarrësve  në anketën e “Galup”.

Lajmi i mirë për Trampin është se  vlerësimi për arritjet në fushën e ekonomisë është ndarë pothuajse në gjysmë, ndërsa arritjet e presidentit lidhur me ekonominë shpesh janë kyçe për suksesin apo dështimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button