Koalicioni ndërkombëtar kundër SHI-së në Irak e ka vrarë shefin për propagandë të grupit

Koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik kumtoi se në sulmin me bombë në Irakun Perëndimor ka vrarë shefin për propagandën e grupit dhe ekipin e tij, transmetuan mediat franceze.

“Ibrahim al Ansari ishte figurë e rëndësishme në SHI, i cili ka marrë pjesë në punën e rekrutimit të luftëtarëve të huaj dhe nxitjen e tyre ndaj sulmeve terroriste me thika ose sulme me auto-bomba në vendet perëndimore”, deklaroi zëdhënësi i koalicionit, nënkoloneli Xho Skroka.

Sulmi ajror është kryer në rajonin Al Kaim, më 25 mars, saktësoi ai.

Në sulmin, në të cilin u vranë edhe katër xhihadistë, ishte shkatërruar “ekipi i vërtetë multimedial” i SHI-së, deklaroi një përfaqësues tjetër i Pentagonit, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Propaganda kishte për qëllim, gjithashtu, të “përpunojë” fëmijë minoren, në mënyrë që i ka mësuar në metoda të ashpra me të cilat grupi është shërbyer, plotësoi i njëjti burim.

Al Kaim gjendet në Irakun perëndimor në luginën e lumit Eufrat, në kufi me Sirinë.

Sipas Pentagonit ky rajon nga lugina mund të shndërrohet në strehim të fundit për SHI-në pas dëbimit të tyre nga qyteti irakian Mosul dhe bastioni sirian Raka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button