KSHZ do të hedh shortin për zgjedhje

Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve sot duhet të mbahet hedhja e shortit, pas së cilit do të dihet renditja e kandidatëve presidencialë në fletëvotimet për zgjedhjet e caktuara për më 13 prill. KSHZ listën e vetme të konfirmuar të kadidatit për zgjedhje të presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri nesër do ta publikojë në Gazetën zyrtare. 

Kandidati për president të shtetit Gjorge Ivanov i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i propozuar me nënshkrime të 55 deputetëve dhe 64.961 nënshkrime nga qytetarët, Stevo Pendaroski nga LSDM-ja, i cili mbështetet nga 38 deputetë, Iljaz Halimi, nga PDSH-ja, për të cilin nënshkrime për mbështetje kanë dhënë 12.303 qytetarë dhe Zoran Popovski, kandidat i GROM, i mbështetur me nënshkrime të 10.585 qytetarë. 

Sot gjithashtu përfundon afati që partitë politike deri në KSHZ të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Pas kësaj kërkese KSHZ-ja duhet të miratojë vendim  në afat prej tre ditëve, ndërsa nëse partia nuk është e kënaqur nga ajo mund të parashtrojë ankesë deri te Gjykyta Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. 

Pas ankesës Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja e përfundon Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale brenda 22 marsit. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars. 

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 27 prill, nëse nuk zgjidhet presidenti i shtetit, janë caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Prej nesër, 18 mars fillon të vijojë periudha pesëditore para fillimit të fushatës zgjedhore e deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur nuk mund të paguhen subvencione, të cilat nuk janë rroga të paguara mujore, të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose përurimit të objekteve me mjete të Buxhetit ose nga fondet publike ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, terrene sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte të tjera. 

Siç theksohet në Regjistrin e afateve për veprimet zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nën ndalesë për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, sidomos dhënie e deklaratës publike e bartësit të funksionit publik ose kandidatit për bartës së funksionit publik në tubim, intervistë në media, debat në media pse përgjigje e pyetjes së gazetarëve. Nga KSH-ja përmendin se ky afat vlen dhe do të zbatohet deri në zgjedhje të presidentit të shtetit, deputetëve dhje zgjedhjes së Qeverisë, konform rezultateve të zgjedhjeve. 

Prej dje ka filluar të vijojë ekspertiza njëzetditore në Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në sektoret rajonale dhe zyrat vendore të KSHZ-së. Njëkohësisht vijon afati edhe për ekspertizë në Listën zgjedhore edhe për paraqitjen e diasporës për votim ose për regjsitrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave nga LZ. 

Edhe ky afat përfundon më 10 mars. Grumbullimi i nënshkrimeve për propozimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga një grup zgjedhor, gjithashtu filloi dje dhe do të zgjasë deri më 25 mars. 

Nënshkrime nga një grup i zgjedhësve mund të mblidhen edhe para një personi të autorizuar në Përfaqësitë diplomatiko konsullare në vend. Listat e kandidatëve për deputetë, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve deri në KSHZ duhet t’i dorëzojnë brenda 29 marsit. 

Fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare fillon më 5 prill. Heshtje do të ketë më 12 dhe 13 prill, para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button