Me markat gjermane ende bëhet biznes

Qytetarët e Maqedonisë jetojnë me tregtinë me marka gjermane të cilat i blejnë për provizion prej 30 %, dhe më pas i shesin nëpërmjet kanaleve të tyre ose kryejnë pagesa jashtë vendit.

Dy vitet e kaluara Banka Popullore e Maqedonisë ka zbuluar 21 bankënota marka gjermane të falsifikuara.

Nga Banka Popullore thonë se nuk kanë të dhëna për atë nëse qytetarët e Maqedonisë ende ruajnë marka gjermane. Ky institucion nuk është përgjegjës për shkëmbim të kësaj valute, por ka informacione se shumë banka ende e kryejnë shkëmbimin por gjithashtu mund të shkëmbehen edhe në Gjermani, pa caktuar kohë.

Marka gjermane ishte tërhequr nga qarkullimi që të zëvendësohet me euron në vitin 2002, por është vlerësuar se në botë kanë mbetur edhe 13 miliard marka gjermane që ende nuk janë zëvendësuar me euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button