Dorë për dore me partnerin e ri, dashuria e ka ndryshuar totalisht këngëtaren

Ka kaluar rreth një muaj që prej ditës që e pamë në provat e Super Bowl duke bërë selfie me partnerin e saj të ri, ndërkohë që deri atëherë bëhej fjalë për ribashkim me ish-in.

Megjithatë ky ribashkim nuk ndodhi asnjëherë, sepse dashuria e re sapo kishte trokitur në portën e këngëtares. Edhe pse ishin të shumtë ata, që kur panë fotot e tyre, besuan se ishte vetëm një flirt i çastit, ajo vërtetoi të kundërtën.

Lady Gaga duket shumë e dashuruar me Christian Carino dhe diçka të tillë mund ta kuptoni nga kjo foto.

Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe paparacët i kapën duke ecur dorë për dore, para se të futeshin në sallën e festës.

Gaga u shfaq me një look totaliasht ndryshe, nga ai që ishim mësuar ta shihnim deri tani. Ajo duket se i ka thënë “lamtumirë” nuancave bionde, duke preferuar të bëhet brune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button