Mot u ndryshueshëm me diell dhe vranësira

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Gjatë ditës vranësirat gjithkund do të zvogëlohen, posaçërisht në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga një deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button