Marrëveshje për bashkëpunim në sferën e kartave hartografike mes Turqisë dhe Maqedonisë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë – Qendër për karta hartografike dhe Agjencia për kadastër e patundshmërive e Republikës së Maqedonisë sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim. Nënshkrimi i marrëveshjes është në kuadër të vizitës së delegacionit nga Agjencia për kadastër të patundshmërive të Turqisë dhe u mbajt në Qendrën për karta hartografike.

Siç informoi Agjencia, komandanti i përgjithshëm, koloneli nga Qendra për karta hartografike, Osman Alp, theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm dhe historik.

“Ne, si Qendër për komandë me karta hartografike, me përvojë rreth 200-vjeçare, me kënaqësi do t’i ndajmë mendimet dhe do të bashkëpunojmë lidhur me pozitën gjeografike, arsimin, transferet teknologjike, projektet këshilldhënëse dhe të përbashkëta. Do të doja ta theksoj kënaqësinë time për bashkëpunim sa më të shpejtë dhe më efikas”, tha Alp.

Drejtori i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri i RM-së, Sllavçe Tërpeski tha se marrëveshja është me rëndësi të madhe për Maqedoninë, pasi Qendra për karta hartografike e Turqisë e përkrah bashkëpunimin mes dy vendeve përmes vizitës së ekipeve eksperte për zhvillim të programit, duke përfshirë edhe bashkëpunim teknik, mbajtjen e punëtorive për prodhimin e kartave hartgrafike dhe mbajtjen e simpoziumeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button