Boshkovski ia ktheu armën vëllait të Menduh Thaçi

Në rastet më vendimtare për kthesa të rëndësishme politike që konsiderohen si shumë të nevojshme për shqiptarët e Maqedonisë, po ri-aktualizohen ngjarje të viteve më të hershme, sidomos nga viti 2001 që hedhin dyshime mbi opozitën shqiptare (PDSH). Taktizimet e shumta që kanë vënë nën hije veprimin politik të kësaj partie, ka bërë mungesën e një alternative të vërtetë te shqiptarët të cilët ndjekin proceset zgjedhore pa ndonjë entuziazëm për ndryshimet e nevojshme.

Mediat maqedonase pasqyrojnë rrethanat e bashkëpunimit, të përfaqësuesve të PDSH-së dhe intervenimet nga ana e tyre tek njeriu më famëkeq i asaj kohe, Lube Boshkovski, për gjera të imta siç është rasti që shkruan gazeta Vest, për armën e që i është kthyer vëllait të Menduh Thaçit, nga Lube Boshkovski.

Vëllai i nënkryetarit të PDSH-së ka pasur armë pa numër serik dhe për këtë arsye ka qenë i kapur nga policia, por Lube Boshkovski, i cili në atë kohë ishte sekretar shtetëror në MPB, personalisht ka kthyer armën në kafenenë e Shkupit.

Gafur Thaçi, vëllai i Menduh Thaçit në mars të këtij viti (2001) është kapur dhe dërguar në Stacionin policor në Gjorgje Petrov.

Gjatë kontrollimit, në të është gjetur dhe i është marrë arma pa numër serik, me anë të të cilit dyshohet se janë kryer disa vepra penale, ku ndër to edhe vrasje. Dy ditë pas ngjarjes, me angazhim të Lube Boshkovskit dhe një funksionari tjetër të lartë të MPB-së, arma i është kthyer Gafur Thaçit. Kjo ka ndodhur jashtë Ministrisë, në një kafene ku Boshkovski dhe kolegu i tij jo vetëm që ia kanë kthyer armën, por gjithashtu e kanë qerasur dhe i kanë kërkuar falje.

Thaçi ishte arrestuar në hyrje të Shkupit, kur rastësisht makina e tij u ndal nga policia.në makinën e nadir, përveç Thaçit, i cili ishte kryetar i Këshillit Drejtues të JPAY “Makedonija”, ishin edhe dy shokët e tij.

Pas marrjes së informacioneve dhe kryerjes së detyrës, Thaçi u lëshua nga stacioni policor dhe menjëherë iu ankua vëllait të tij, Menduh Thaçit, i cili porositi Boshkovskin që të kryejë këtë punë.

Ky është vetëm një nga rastet e shumta të presionit të funksionarëve të lartë të PDSH-së të amnistohen nga përgjegjësia e të gjitha thyerjeve të ligjeve. Para disa muajve në mënyrë të njëjtë ishte arrestuar dhe në mënyrë shumë misterioze lëshuar Adem Belaja, i cili dyshohet për tentim vrasje gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në Kondovë.

Belaja ishte një ndër personat e afërt të PDSH-së, i cili u arrestua kur makina e tij ishte e ndalur nga policia. Gjatë arrestimit Belaja ishte munduar të arratiset nga policia, por ai më në fund u arrestua. Pak më vonë me asistimin e Refet Elmazit, zëvendës ministrit të MPB-së, Belaja u lëshua në liri.

Lajme të ngjashme

Back to top button